“Clinton kritikon Kurti”, juristja: Mesazhet e tij janë të SHBA-së

schedule13:50 - 4 Korrik, 2023

schedule 13:50 - 4 Korrik, 2023

Vizita e ish presidentit Bill Clinton nga shumë analistë u pa si një investimi SORROS, por sipas juristes Brisida Gjikondi është një mendim për të ardhur keq kur mendon rëndësinë që ka pasur ai për shqiptarët në Kosovë.

Gjikondi gjithashtu ka theksuar se Clinton është një familje me një reputacion dhe influencë të madhe në SHBA dhe vizita e tij nuk ishte e thjeshtë, është një person që agjenda i përgatitet nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Kam dëgjuar shumë opinionistë dje se Clinton kishte ardhur nën pagesat e SORO, është e turpshme të mendosh një gjë të tillë më dhembi shumë, ne duhet që të jemi në një mendja pa dallim kahu politik për disa kontribues të rëndësishëm siç është Bill Clinton që fatmirësisht është gjallë. Dy familjet më me influencë në Amerikë janë Clinton dhe Obama që janë dhe aktualisht me shumë influencë dhe fondacioni i familjes Clinton dihet sesa rëndësi ka në botë, por ta bësh krahasim me SORROS është ta fyesh intelektin e shqiptarë. Clinton nuk është një person në pension dhe nuk bën asgjë por ai është një zgjatim i politikës së SHBA  dhe në vijimësi të vizionit të DASH për të gjithë lëvizjet. Duke sjellë një personash si Bill Clinton mesazhet janë shumë të rëndësishme siç ishin ato që dha dje për Kosovën dhe pse nuk e përmendi emrin e Albin Kurtit”, ka thënë juristja.

Ndërkohë Gjikondi nga Tirana Live”, ka theksuar faktin se në këtë situatë që ndodhet Kosova dhe qeveria e ka të pamundur të mendojë se do të ketë n jë reflektim nga kryeministri Albin Kurti.

Mesazhet e Amerikës sipas saj ishin të qartë por të dhëna nga Shqipëria, duke menduar faktin se Kurti është mërzitur me Ramën mund të anashkalohen dhe të mos merren parasysh.

Në qytezat që ka përmendur Clinton një ditë më parë është e qartë se aty jetojnë shumicë serbe por është e rëndësishme që të zgjidhen mosmarrëveshjet, Kurti do të përpiqet që të fshihet pas populizmit për të hequr vëmendjen e kombit. Më shumë qëndrimi i Kurtit është për të hequr vemëndjen nga situate e brendshme e Kosovës. E kam përkrahur Kurtin por nuk ishte ai që është tani, pasi mendoja se është një person me ideale dhe me këmbë në tokë. Ne e dimë që presidentët e Amerikës dhe pse kalon në kongres vendimarrjen e kanë individuale. Duke parë rrugën që po ndjek Kurti nuk besoj se ai do ti thërrasë arsyes dhe nuk besoj se Kurti ka një afeksion me UÇK sepse ato shkojnë bashkë. Se ne e dimë mbështetjen që Amerika i ka dhënë UÇK, dhe zgjedhja që ka bërë Clinton për të dhënë mesazhet inatet që ai ka me Ramën nuk do të bëjnë që ai të reflektojë. “, ka thënë ajo.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!