Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Cjapi im ndërzeu dhitë e Fatimes, ajo nuk më dha lekët”: Abcnews.al siguron dëshminë e Fetah Marrës pas krimit makabër në Kuçovë

schedule16:05 - 24 Janar, 2022

schedule 16:05 - 24 Janar, 2022

Nga Artan Diko

Duket të jenë në kufijtë e së pabesueshmes shkaqet që çuan në vrasjen e 64-vjeçares Fatime Suli nga Fetah Marra pak ditë më parë në Kuçovë. Sipas dëshmisë së dhënë prej tij në prokurori, siguruar nga abcnews.al, shkaku ka nisur për një borxh 6 mijë lekë që sipas Marrës, viktima ia kishte atij dhe nuk ia jepte prej disa kohësh.

I pyetur për burimin e këtij borxhi nga prokurorët, Marra është përgjigjur se sherri nisi pasi gruaja nuk pranonte t’i jepte lekët për shërbimin që cjapi i tij kishte bërë ndaj dhive të Sulit duke i ndërzyer ato.

Lexoe dhe: FOTO/ Ky është 58-vjeçari që mbyti krushkën për borxhin, e hodhi në kanal dhe e mbuloi me gjethe

Sipas tij, Fatime Suli kishte marrë cjapin e tij për të ndërzyer dhitë, por më pas nuk kishte dashur që t’i jepte lekët.

“Kur unë shkova t’i kërkoj lekët ajo më gjuajti me gurë. Prandaj e mbyta”, është shprehur ai.

Lexo edhe: “Krushku” mbyti 64-vjeçaren me duar dhe e hodhi në kanal, fqinjët: Ai është monstër, s’ka familje

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 Janarit në lagjen “Havaleas” në fshatin Kozare të Kuçovës. 64-vjeçarja Fatime Suli u gjet në kanal gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe. Familjarët e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur njoftuan policinë. Një orë më vonë trupi i saj u gjet rreth 1 km lar banesës.

Si rezultat i autopsisë mjeko ligjore rezultoi se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e mbytjes. Kjo vuri në lëvizje policinë duke marrë në pyetje banorët dhe duke këqyrur pamjet filmike në kamerat e sigurisë në disa biznese në zonë duke identifikuar edhe autorin Fetah Marra. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!