Çizmet më të famshme në botë u krijuan falë një mjeku

schedule07:39 - 20 Prill, 2022

schedule 07:39 - 20 Prill, 2022

Kush nuk i njeh “Dr Martens”? Të gjitha i kanë veshur në vitet ’90, ato vazhdojnë të jenë trend sidomos kur flasim për veshjet grunge dhe rock deri në ditët e sotme. Një modë që fitoi një audiencë fanatike në Britani, por që i ka rrënjët gjermane nga mjeku i famshëm.

Dr. Klaus Märtens ishte mjek në ushtrinë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1945, ndërsa ishte në pushim, duke bërë ski në Alpet bavareze, ai shtrembëroi kyçin e këmbës.

Më pas ai kuptoi se çizmet e tij ushtarake ishin tmerrësisht të pakëndshme për këmbën e tij dhe ai nuk mund t’i vishte me asgjë. Më pas vendosi t’i përpunonte duke vendosur lëkurë më të butë dhe një taban tjetër që nuk do t’i dëmtonte këmbën dhe nuk do t’i rrëshqiste në asfalt.

Kështu janë bërë çizmet më të famshme në planet! Më pas ia tregoi mikut të tij Herbert Funk dhe të dy filluan të shesin çizme ushtarake të përpunuara deri në vitin 1947 kur filluan prodhimin masiv./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!