Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Civilët e vrarë rrugëve, bota dënon krimet e rusëve në Bucha

schedule18:11 - 3 Prill, 2022

schedule 18:11 - 3 Prill, 2022

Skenat e lëna në qytetin ukrainas Bucha pas tërheqjes së trupave ruse, në përmasat e një masakre janë dënuar nga liderët botërore, shkruan BBC. Me dhjetëra civilë të paarmatosur u gjetën të vrarë rrugëve të qytetit, ndërsa pamjet kanë bërë xhiron e botës, përcjell abcnews.al.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se vrasjet ishin “brutalitet kundër civilëve që nuk e kemi parë në Evropë për dekada”.

“Është e tmerrshme dhe është absolutisht e papranueshme që civilët të jenë në shënjestër dhe të vriten”, tha ai për CNN.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss tha se sulmet pa dallim kundër civilëve ukrainas në qytete si Bucha dhe Irpin duhet të hetohen si krime lufte.

“Ne nuk do të lejojmë Rusinë të mbulojë përfshirjen e saj në këto mizori përmes dezinformatave cinike dhe do të sigurojmë që realiteti i veprimeve të Rusisë të dalë në dritë”, tha ajo.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken i përshkroi imazhet nga Bucha të tmerrshme gjithashtu. “Ky është realiteti i asaj që po ndodh çdo ditë për sa kohë që brutaliteti i Rusisë kundër Ukrainës vazhdon”, tha ai për CNN.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili ka folur shpesh me Presidentin Putin që nga fillimi i konfliktit, i quajti fotografitë “të padurueshme”. Ai tha se “autoritetet ruse do të duhet të përgjigjen për këto krime”.

Duke folur për gazetën Bild, zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck i quajti vrasjet një “krim të tmerrshëm lufte që nuk mund të mbetet pa përgjigje”. “Unë mendoj se kërkohet forcimi i sanksioneve”, shtoi ai.

Lexo edhe: Masakra në Bucha, BE përgatit goditjen e radhës për Rusinë

Në Twitter, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shkroi: “E tmerruar nga raportet e tmerreve të papërshkrueshme në zonat nga të cilat Rusia po tërhiqet. “Një hetim i pavarur nevojitet urgjentisht. Autorët e krimeve të luftës do të mbahen përgjegjës.”

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Dmytro Kuleba tha se Rusia po synon “të eliminojë sa më shumë ukrainas që të mundet”.

Ai u bëri thirrje vendeve të G7 që të vendosin sanksione të mëtejshme për të synuar industrinë e naftës, gazit dhe qymyrit, eksportet e mallrave dhe sektorin financiar të Rusisë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!