Ministria ruse e mbrojtjes ka mohuar pretendimet e Ukrainës se qindra civilë janë vrarë nga ushtarët rusë në Bucha.
Ministria tha se fotografitë dhe videot e shumta të publikuara nga Ukraina ishin një “provokim”, duke argumentuar se të gjitha njësitë e saj ishin larguar nga qyteti të mërkurën.
Lexo edhe: Masakra në Bucha, BE përgatit goditjen e radhës për Rusinë
Me qindra trupa civilësh të paarmatosur janë parë të vrarë në rrugët e qytetit pranë Kiveit, i cili u rimor nën kontroll nga ukrainasit. Perëndimi ka dënuar ashpër këtë masakër, duke e cilësuar si “krim të tmerrshëm lufte”, ndërsa kanë nisur hetimet për të çuar provat në Gjykatën Ndërkombëtare.