Civici: Ndryshimi i shpeshtë i sistemit fiskal ndikon negativisht te biznesi, çfarë duhet të bëjmë përballë krizës së çmimeve

schedule19:27 - 26 Maj, 2022

schedule 19:27 - 26 Maj, 2022

Eksperti i ekonomisë dhe financave, Ardian Civici në një lidhje me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi ka analizuar situatën ekonomike në vend, por edhe ndryshimin e sistemit fiskal.

Civici tha se ndryshimi i shpeshtë fiskal ndikon negativisht tek biznesi.

Ndërkohë sa i përket rritjes së çmimeve Civici tha se kjo po ndodh në të gjithë botën, për shkak të luftës.

Ai tha se në rast të rritjes së mëtejshme të çmimeve, Shqipëria duhet t’i rikthehet paketave mbështetëse njësoj siç bërëm gjatë pandemisë.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Maji po ikën po afron qershori në aspektin ekonomik do të ketë disa ndryshime, duke nisur nga taksat për profesionet e lira. Ju e keni theksuar se në këto 30 vite sistemi i taksave ka ndryshuar shumë shpesh

Civici: Kjo është dhe një nga kritikat apo reagimet negative në sensin që Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve me një sistem fiskal jo stabël, hymë dhe në grupin e vendeve që ka dhe ndryshime të shpeshta të sistemit fiskal, kjo tregon një lloj pasigurie, nga ana tjetër ka dhe një efekt negativ tek taksapaguesit, sepse gjithkush bën parashikimi 1,2,3 vjeçare me të ardhurat që ka dhe taskat që duhet të paguaj. Ndryshimi i shpeshtë i sistemit fiskal, ndikon negativisht në ecurinë e biznesit.

Xhokaxhi: Këto ndryshime fiskale kanë “goditur” realisht biznesin e madh, të pasurit në Shqipëri, apo ka “goditur” biznesin e ndershëm?

Civici: Ne shpesh herë po të shikosh dhe frekuencën e diskutimeve për sistemin fiskal, gjithmonë 1 vit para zgjedhjeve diskutohet shumë, duke thënë si një instrument për të lehtësuar biznesin. Nëse merr trajtat e një fushate elektorale, studimet e mirëfillta janë në plan të dytë. Edhe BB edhe FMN i kanë sugjeruar qeverisë shqiptare që të jetë e kujdesshme me sistemet fiskale, duke eleminuar sa më shumë përjashtimet, ta shtrijë sistemin e taksave sa më gjerë të jetë e mundur, dhe njëkohësisht ta përdorë transparencën, si armën kryesore për të luftuar informalitetin.

Xhokaxhi: Duket sikur qeveria kërkon të mbledhë sa më shumë të ardhurave, por ka një suficit 156 milionë euro?

Civici: Ky është një fenomen që po ndodh në të gjithë vendet e botës, përderisa shumica e taksave bazohen në përqindje në raport me çmimet dhe kur rriten çmimet edhe të ardhurat janë gjithmonë më të larta. Një pjesë e caktuar vendesh po mendojnë të sugjerojnë masat që disa lloj taksash të jenë fikse.

Xhokaxhi: Duke iu rikthyer edhe njëherë qershorit, pas datës 6 qershor kompanitë e prodhimit të bulmetit paralajmërojnë rritje çmimesh. Në fund të qershorit do të vihet në jetë ajo që po ndodh me biznesin e madh. Aty ku ka në dorë të ndërhyjë qeveria në kushtet e rritjes së çmimeve, çfarë do të duhet të bëjë qeveria, a nuk po rëndon shumë?

Civici: Natyrisht që rritja e çmimeve që është rritje globale goditjen kryesore e ka tek ulja e fuqisë blerëse, individët dhe familjet rikonstrukturojnë konsumin dhe njëkohësisht një pjesë e bizneseve janë të detyruar të rishikojnë kostot. Rritja e çmimeve për një vend si ne apo për një sektor si bulmeti, përgjithësisht sektorët që bazohen tek importi po e vuajnë më shumë, sepse janë të detyruar të blejnë me çmime të larta.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!