City zgjedh talentet shqiptare, trajnerët e “Qytetarëve” vijojnë seleksionimet për “Dyrrah City”

schedule14:16 - 23 Gusht, 2024

schedule 14:16 - 23 Gusht, 2024

Trajnerët e njohur të moshave të Manchster City kanë vijuar seleksionimet e talenteve shqiptarë në prag të hapjes së akademisë “Dyrrah City” që do të nisë aktivitetin në 2 shtator.

Me një projekt ambicioz të mbeshtetur nga qeveria shqiptare dhe me synime të qarta për të marrë më të mirën nga kampionati më i fortë i planetit, Akademia e Futbollit “Dyrrah City” zhvilloi të tjera seleksionime për më të mirët në vendin tonë.

Në plot 3 ditë seanca impenjuese por me një sens të qartë për të zgjuar krijueshmërinë dhe teknikën në fushë, trajnerë e moshave të Manchester City kaluan “në sitë” shumë të rinj premtues nga mosha 7 deri në ekipet e të rinjve.

Akademia e Futbollit “Dyrrah City” do te filloje aktivitetin ne daten 2 shtator dhe pjese e saj jane bere tashme dhe trajneret nga Manchester City, që do te zhvendosen dhe do te banojne ne qytetin e Durresit.

“Përshëndetje, unë jam Ben Graham, kryetrajneri i Shkollës së Futbollit këtu në Akademinë e Futbollit “Dyrrah City”. Jam i entuziazmuar për sezonin që kemi përpara, ku do të ofrojmë shumë seanca argëtuese dhe emocionuese për të gjithë fëmijët”,- u shpreh kryetrajneri i Shkollws sw Futbollit.

Akademia është në fazën e përfundimit të plotësimit të stafit të saj për pozicionet si trajnerë futbolli, ndihmës trajner, përgatitës atletik, përgatitës portierësh, mjek sportiv dhe fizioterapist që do duan të bëhen pjesë e saj.

Përkohësisht akademia do ta zhvillojë aktivitetin e saj në Parkun Olimpik, në Durrës derisa të bëhet gati kampusi sportiv i vetë akademisë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!