City “rrëmben” një tjetër argjentinas, “Qytetarët” gati 20 milionë euro për talentin e River Plate

schedule10:56 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 10:56 - 28 Dhjetor, 2023

Në Argjentinë e konsiderojnë, si një talent të madh, për të ardhmen. “Fantazisti” i sulmit të River Plate, Claudio Echeverri, edhe pse vetëm 17-vjeç ka arritur të mahnisë jo pak ekipet e Premier League, me “Qytetarët” e Manchester City, që padyshim janë “tifozët” e tij më të mëdhenj, veçanërisht tekniku, Pep Guardiola, i cili e do me çdo kusht në “Etihad”.

Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur, Fabrizio Romano, bordi i kampionëve në fuqi, të Evropës ka vendosur t’ia plotësojë dëshirën teknikut spanjoll, teksa mësohet se negociatat mes City dhe River Plate, ekip ku më parë ka luajtur edhe sulmuesi i “Qytetarëve”, Julian Alvares, janë në fazat finale dhe shumë shpejt pritet zyrtarimi i transferimit të 17-vjeçarit.

Për autorin e 1 asistimi, në 6 përballjet e zhvilluara me ekipin e parë këtë sezon, “gjigantët” e Premier Leauge kanë përgatitur një ofertë prej 20 milionë euro, shifër kjo e përshtatshme, për një lotjar, i cili edhe pse vetëm 17-vjeçar ka arritur të shënojë jo pak, por 13 gola e 5 asistime, në 23 përballjet e zhvilluara me Kombëtaren U-17, të Argjentinës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!