Manchester City nuk ka ndërmend të falë asgjë në futbollin anglez. Pas kryeson në Premier League, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola siguron kualifikimin edhe në 1/8 e Kupës së Ligës.
Me një rotacion të theksuar në formacion, të besuarit e Guardiolës mundën në shtëpi 2-1 Uotford.
Gjithçka e lehtë të për zotët e shtëpisë, që pritën vetëm pesë minuta për golin e epërsisë.
Doku ndali topin në rrjetë për të shbllokuar shumë shpejt rezultatin e sfidës.
City vrau garën që në pjesën e parë.
Nateus Nunjez dyfishoi diferencën përpara se skuadrat të ktheheshin në dhomat e zhveshjes.
Me fitoren e sigurt, kampionët anglezë i lejuan rivalëve golin e nderit vetëm katër minuta nga fundi i kohës së rregullt.
Bashkë me Manchester City, në raundin tjetër të Kupës së Ligës shkon edhe Chelsea.
Blutë e Londrës fituan 5-0 kundër Barrow, në një sfidë që u duk më shumë si stërvitore.
Në 15 minutat e para, Nkuku shënoi dy herë për të zotët e shtëpisë, ndërsa autogoli i Ferman vulosi fatin e ndeshjes që në pjesën e parë.
Pas pushimit Chelsea e bëri më të ekzagjeruar fitoren.
Pedro Neto shënoi golin e katërt, ndërsa Nkuku të pestin për skuadrën e tij dhe të tretin personal.
Një tjetër rezultat pozitiv për Blutë e Londrës, që duket se kanë harruar sezonin e fundit, që ishte një dështim i vërtetë./abcnews.al