Një sulmues i madh mbetet objektivi kryesor i Manchester City në merkato, ndërsa Jurgen Klopp ka marrë një lajm të mirë përpara sfidës së ditës së nesërme kundër Arsenalit në kampionat.
Sergio Aguero do të largohet në fund të sezonit dhe Pep Guardiola pret një zëvendësues të denjë të argjentinasit. Dëshira e madhe është Erling Haaland, por 20-vjeçari viking është pranë kalimit në Spanjë.
⚠️¡ATENTO! “El CITY está APRETANDO por KANE viendo las dificultades que hay para fichar a Haaland”, la información de @10JoseAlvarez en #ChiringuitoHaaland pic.twitter.com/8Hm7BBBkDr
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) April 1, 2021
Barcelona dhe Real Madrid janë në avantazh për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Dortmund dhe City ka ndryshuar objektiv. Drejtuesit e “Cityzens” kanë nisur sulmin për Harry Kane.
27-vjeçari anglez po kalon një formë të shkëlqyer te Tottenham dhe Anglia, dhe mbetet një nga goleadorët më të mirë të futbollit evropian.
Ndërkohë, Liverpool luan jashtë fushe kundër Arsenalit ditën e nesërme (21:00). “The Reds” duan të kthehen te rezultatet pozitive në kampionat dhe trajneri Klopp ka marrë një lajm të mirë.
Roberto Firminho ka lënë pas problemet fizike dhe është gati për sfidën ndaj “Topçinjve”. Sulmuesi brazilian qëndron jashtë prej datës 5 mars për shkak të një dëmtimi në gju. /abcnews.al