Liverpool humbi dje ndaj Chelseas dhe rrëshqiti në vendin e shtatë, si kurrë më parë të paktë në tre sezonet e fundit. Nga ana tjetër Manchester City është arratisur në krye dhe e ka hipotekuar titullin kampion, megjithëse matematika ende nuk e lejon festën.
Edhe Klopp ngre shaminë e bardhë. Trajneri i Liverpool shprehet se është shumë e vështirë të kapet kreu dhe se do të ishte sukses arritja në vendin e dytë ose të tretë. The Reds kanë 22 pikë më pak se skuadra e Guardiolas.
“Kampionati në të cilin është më e vështirë të qëndrosh në krye në këtë periudhë është Anglia. Skuadra që mundet ta bëjë këtë është Manchester City dhe të tjerët duhet të luftojnë të gjithë.
Të përfundosh i dyti ose i treti në një vit, që nuk është i përsosur, do të ishte mirë. Situata jonë është shumë e vështirë prej dëmtimeve, na është dashur të bëjmë shumë ndryshime”, tregon Klopp. /abcnews.al