City luan “tenis”/ Skuadra e Pep Guardiola mundi në transfertë 6-0 Ipswich

schedule12:54 - 20 Janar, 2025

schedule 12:54 - 20 Janar, 2025

Që nuk është në sezonin më të mirë, kjo është kuptuar me kohë. Por mes shumë oshilacionesh, Manchester City shpesh herë arrin të shfaqet si kampion i Premier Ligës.

Kështu ndodhi në sfidën e fundit, ku skuadra e Pep Guardiola u kthye te suksesi, duke mundur në transfetë Ipsuiç me rezultatin tenistik 6-0.

Gjithçka e lehtë për “Cityzens”, që e vranë garën që në pjesën e parë.

Foden hapi serinë e golave në minutën e 27-të, ndërsa deri përpara pushimit, miqtë gjetën edhe dy herë të tjera rrjetën me Kovaçiç dhe sërish me Fil Foden.

Në fraksionin e dytë, të besuarit e Guardiola plotësuan festivalin e golave.

Doku thelloi shifrat në 4-0, ndërsa në listën e realizuesëve nuk mund të mungonte Erling Halan.

Në fund, I riu MeAti vulosi fatin e ndeshjes me fitoren e madhe të Manchester City, që ngjitet në kuotën e 38 pikëve në vendin e katërt të klasifikimit në Premier Ligë.

I ndryshëm është ajri që thithet në gjysmën tjetër të Manchester.

United mori një tjetër goditje të rendë, duke zhgënyer në tempullin “Old Traford” me humbjen 3-1 kundër Brajton.

Miqtë shënuan të parët me Minteh që në minutën e 5-të.

Të zotët e shtëpisë barazuan në pjesën e parë me 11 metërshin e Bruno Fernandez.

Por pas pushimit erdhi dorëzimi pa kushte I “Djajve të kuq”.

Mitoma dhe Ruter shënuan dy herë të tjera për të vulosur një tjetër dështim të madh të Manchester United, tashmë në vendin e 13 të renditjes me vetëm 26 pikë të grumbulluara në 22 ndeshje të këtij sezoni në Premier Ligë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!