Pak javë nga nisja e Premier League, Manchester City bëhet gati për një tjetër sfidë, që do të jetë më e vështirë, mbi të gjitha shumë e gjatë dheqë mund të kompromentojë të ardhen e afërt dhe të largët.
Të hënën do të nisë proçesi në dëm të klubit kampion të Anglisë, nën akuzë për shkeljen e “Fair Play” financiar të Premier Leagu në 115 raste.
Hetimet që priteshin të mbylleshin në fund të nëntorit janë afruar në mes të shtatorit dhe për këtë arsye, “gjyqi” kundër Mancester Sitit do të nisë më shpejt.
Hetimet nga komisioni i pavarur i kërkuar nga Liga Angleze nisën në vitin 2018, menjëherë pas daljes në dritë të skandalit që në atë kohë u pagëzua me emrin “Football Leaks”. Dokumentat u publikuan nga e përditëshmja gjermane “Der Spiegel”, ndërsa sipas tyre Mançester Siti kishte shkelur me dy këmbë rregullat financiarë Ligës Angleze të Futbollit.
Rastet më të njohura lidhen me pagesat në drejtim t ëish-trajnerit Roberto Mançini në katër sezone nga viti 2009 deri në 2013 dhe pagesat për futbollistë të ndryshëm në sezone 2010-2011 dhe 2015-2016.
Po sipas këtij dokumentacioni, pronarët e Siti kishin injektuar drejtpërdrejtë para në arkat e klubit, të cilat duhet vinin nga kontratat e sponsorizimeve.
Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat angleze, verdikti final do të vijë vetëm në fillim të vitit të ardhshëm, ku kampionët e Premier Ligë rrezikojnë gjobë dhe penalizim me pikë.