Kurrë më parë nuk ka qenë kështu.
Natyrisht, disa emra të mëdhenj si Liverpuli, Barcelona apo Arsenali e kanë arritur tashmë kualifikimin për në raundin e dytë të Championsit, por shumë gjigandë të tjerë janë me zemër në dorë.
Anglezët do të synojnë sot fitoren e tetë në tetë ndeshje, për të vendosur rekordin e parë të formatit të ri në grupe, ndërsa luajnë në fushën e PSV Ajndhovenit.
Barça po ashtu është e kualifikuar, ndërsa sonte luan ndaj Atalantës, në një ndeshje prestigji, dhe këtë gjë e ka arritur edhe Arsenali që shkon në Spanjë në fushën e Zhironës së eliminuar.
Atalanta, me Berat Gjimshitin titullar, është në vendin e shtatë, por do të duhet të kërkojë fitoren në fushën e Barçës për të qenë I sigurt për kualifikim direkt në të tetat e finaleve.
Natyrisht, shumë e vështirë, edhe pse ndoshta mund të mjaftojë edhe barazimi.
Kampioni i Europës në fuqi, Reali, që luan në fushën e Brestit në Francë, dhe që edhe nëse fiton nuk e ka të sigurt kualifikimin direkt.
Gjithsesi, mund të jetë në plej of, dhe do të synojë të jetë në 8 të parat për të pasur short më të mirë.
I njëjti diskutim për Bajernin, që ka një ndeshje të pranueshme ndaj Sllovanit të Bratislavës, të cilën normalisht mund ta fitojë, por që nuk e ka fatin në duart e veta.
Nuk e ka të sigurt kualifikimin direkt, ashtu si edhe Juventusi.
“Zonja e Vjetër” pret Benfikën, një përballje e vështirë që duhet fituar për të shpresuar.
Milani është në pozita më të mira, pasi fitorja në Zagreb ndaj Dinamos do t’i siguronte të tetat e finaleve.
Interi, ndërkaq, pret Monakon dhe I mjafton barazimi për kualifikimin direkt.
Gjithsesi, pozitat më të vështira I ka Mançester Siti.
Ish-kampionia e Europës në 2023, dhe kampionia në fuqi e Anglisë, është në vendin e 25-të, pra për momentin e eliminuar.
Fitorja ndaj Bryzhit në “Etihad” do t’i jepte plej ofin dhe të krijonte një “bombë” të vërtetë në short./abcnews.al

