Mund të thuhet plot siguri se do jetë një ndër “yjet” e së ardhmen. “Fantazisti” i talentuar gjerman, Florian Wirtz po shkëlqen këtë vit në Bundesliga me Bayer Leverkusen, teksa në 43 sfida, të zhvilluara në të gjitha kompeticionet ka arritur të shënojë plot 17 gola, si dhe të dhurojë plot 19 asistime, për shokëet e tij të skuadrës, duke e bërë atë një nga më produktivët në të gjithë Evropën.
Të tilla performanca e kanë vënë 20-vjeçarin, në listën e “dëshirave” të “gjigantëve” të futbollit, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, “Qytetarët” e Manchester City dhe “Të Kuqtë” e Liverpool janë të gatshëm të hapin “thasët” e tyre për të siguruar shërbimet e “diamantit” të së ardhmes, sa i përket repartit ofensiv.
Së fundmi mbi mundësin e transferimit të talentit gjerman ka folur edhe CEO i Bayer Leverkusen, Fernando Carro, i cili është shprehur se ende nuk dihet nëse Wirtz do të qëndrojë apo do të largohet, por në një prononcim të bërë së fundmi për mediat ka bërë publik çmimin që është caktuar për kartonin e lojtarit.
“Kurrë mos thuaj kurrë në merkato, por një gjë është e sigurt nuk do ta lëmë kurrë Florian-in të largohet për më pak se 150 milionë euro”,- deklaroi Carro, i cili tashmë ua bëri të qarta klubeve të ,mëdha sa duhet të pagujanë për gjermanin. /i.m /abcnews.al