Nuk është se kishte shumë dyshime, por tani duket e sigurtë që Liverpool e ka dorëzuar përpara kohe titullin kampion në Premier League.
Dhe në garë për ta marrë atë është kthyer bindshëm Manchester City.
Skuadra e Pep Guardiola arriti një fitore të madhe 3-0, duke zhytur në krizë të kuqtë, që zbresin shumë poshtë në tabelën e klasifikimit.
Erling Haaland ishte edhe një herë protagonist për “Cityzens”.
Në fillim, sulmuesi norvegjez gaboi nga pika e penalltisë, por në minutën e 39-të korrigjoi veten, duke shënuar golin e epërsisë për të zotët e shtëpisë.
Liverpool provoi të barazonte shifrat, madje ia doli me Van Dijk në minutën e 39-të, por festa e mbrojtësit holandez dhe skuadrës së tij u prish nga sistemi VAR.
Të besuarit e Guardiola kaluan këtë moment të vështirë dhe në shtesën e pjesës së parë “vranë” sfidën me golin e dyfishimit të shënuar nga Niko Gonzalez.
Pas pushimit, ishte Jeremy Doku që me golin e tretë vulosi fatin e sfidës dhe fitoren e vendasve.
Me këtë sukses, Manchester City ngjitet në vendin e dytë në renditjen e Premier League me 22 pikë, vetëm katër më pak se Arsenali kryesues./abcnews.al

