City e nis si kampion/ Premier League, Chelsea mundet 2-0 në shtëpi nga “qytetarët”

schedule20:00 - 18 Gusht, 2024

schedule 20:00 - 18 Gusht, 2024

Manchester City e nisi me fitore Premier Ligën angleze, madje me një sukses në një fushë të vështirë.

Kampionët në fuqi triumfuan 2-0 në stadiumin “Stamford Bridge” të Londrës, duke iu përgjigjur fitoreve të arritur më parë nga rivalët e tjerë për titull si Arsenal, Liverpool e Manchester United.

Autor të golave ishin sulmuesi norvegjez, Erling Haaland në minutën e 18-të, dhe mesfushori kroat Mario Kovaçiç në minutën e 84-ët.

Halaand luajti ndeshjen e 100-të për City-n, dhe e festoi siç duhet. Suksesi nuk ishte edhe aq i lehtë, pasi Chelsea pati rastet e tij për të barazuar, por gjithsesi, City e meritoi fitoren.

Trajneri Pep Guardiola pati disa mungesa në ekip, por sërish kjo nuk e pengoi skuadrën e tij që të merrte tri pikët./abcnews.al