City e bën “sefte” për merkaton e verës, në “Etihad” zbarkon “ylli” brazilian

schedule19:56 - 18 Korrik, 2024

schedule 19:56 - 18 Korrik, 2024

Pavarësisht se kanë një ekip të mbushur me “yje”, “Qytetarët” e Manchester City po në shtojnë focrat në repartin ofensiv teksa në verë, organikës së teknikut spanjoll, Pep Guardiola do t’i bashkohet edhe një nga lojtarët që shkëlqey më shumë këtë sezon, të La Liga.

Bëhet fjalë për “fantazistin” brazilian, të Girona, Savio, i cili pasditen e kësaj të enjteje ka nënshkruar për plot 5 vite, me kampionët e Premier League, me këta të fundit që derdhën plot 25 miliona në arkat e spanjollëve, për kartonin e 20-vjeçarit.

“Ylli” i sulmit kishte oferta nga klube gjermane dhe angleze, ndërsa konsiderohej si i preferuari për sulmit, nga Drejtori Sportiv i “Katalanasve”, Deco, mirëpo “Qytetarët” i paraprinë konkurrencës duke transferuar një lojtar me pritshmëri shumë të larta, me këta të fundit, që përfituan edhe nga fakti se futbollisti është pjesë një prej klubeve, të City Football Group.

Në krathun tjetërVetë Savio prej kohësh kishte shprehur dëshirën për të luajtur nën urdhrat e teknikut, Pep Guardiolës, ëndërr që do t’i realizohet prej sezonit të ardhshëm, ndërsa aktualisht te skuadra e Griona, “fantazisti” brazilian ka zhvilluar plot 41 ndeshje në elitën spanjolle, ku ka arritur të gjejë plot 11 herë rrugën e rrjetës, si dhe të dhurojë 10 asistime. /i.m /abcnews.al