Nuk kishte si të ndodhte ndryshe.
“Qytetarët” e Manchester City kanë shkëlqyer sërish në elitën e futbollit anglez, teksa kësaj here kanë mposhtur në transfertë “Çekanët” e West Ham me shifrat 3-1.
Padyshim njeriu i ndeshjes ishte “bomberi” norvegjez Erling Haaland, i cili shënoi një tripletë duke i dhënë fitoren skuadrës së tij, ndërsa goli i vetëm për vendasit erdhi nga Ruben Dias në formën e autogolit.
Falë këtij rezultati, Manchester City udhëheq vetëm tabelën e Premier League me 9 pikë të plota pas 3 javëve. /i.m /abcnews.al