Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

City akuzohet se ka marrë 35 milionë paund financime të paligjshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe

schedule09:54 - 30 Qershor, 2023

schedule 09:54 - 30 Qershor, 2023

Vazhdojnë problemet te Manchester City, pas 115 akuzave për shkelje financiare me të cilat përballet Premier League.

Dokumentet e reja të nxjerra në dritë nga “The Times” thonë se Manchester City ka marrë një pagesë prej 35 milionë euro paund nga një figurë misterioze në Emiratet e Bashkuara Arabe.

 




Një raport i veçantë i Times (që e riboton edhe The Sun) thotë se zyrtarët e UEFA-s zbuluan dy dokumente që vërtetonin dy pagesa të veçanta prej (17.41 milionë paund) në 2012 dhe 2013, të cilat u përdorën për të “mbuluar” paratë e granteve, të cilat në fakt nuk ekzistonte. Pagesat janë bërë nga një “djalë” me origjinë të panjohur.

Manchester City u shfajësua për dënimin e vendosur nga UEFA nga CAS, por tani po përballet me ligën angleze.  /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!