Pas emërimit të Valdet Sadikut si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në ShBA, ka ardhur reagimi i ish-ambasadores Vlora Çitaku.
Me anë të një statusi Twitter, Çitaku shkruan se e vlerëson Sadikun për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij pasi ka punuar edhe më herët me të.
“Për të gjithë shokët dhe kolegët në Uashington DC. Po ua prezantoj ambasadorin Valdet Sadiku që do të marrë detyrën në ambasadën e Kosovës në ShBA.
Kam pasur kënaqësinë të punoj me Valdetin në kapacitete të ndryshme, vlerësim për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij”, ka shkruar Çitaku./mv.abcnews.al
To all my friends&colleagues in DC:
Meet Ambassador Valdet Sadiku who will take charge of @KosovoinUS
I’ve had the pleasure of working with Valdet in different capacities&a front row seat to his dedication& professionalism
Looking forward to his success in this assignment???? pic.twitter.com/n6fLXsJ3HH
— Vlora Çitaku ? (@vloracitaku) March 6, 2021