Cirku, shfaqje te Amfiteatri/ Argëtim për qytetarët në fundjavë, në ditën botërore të cirkut

schedule15:55 - 20 Prill, 2024

schedule 15:55 - 20 Prill, 2024

Dajana Jarova jeton prej tetë muajsh në Shqipëri. Ajo la Ukrainën dhe në vendin tonë zhvillon artin e saj të cirkut.

22 vjeçarja ishte e ftuara speciale e trupës së Cirkut Kombëtar në shfaqjen e dhuruar në Amfiteatrin e Tiranës, në ditën botërore të cirkut.

“Erdha sot për të qenë pjesë e kësaj shfaqje. Jam pjesë e cirkut që fëmijë. Performoj me trapez statik dhe lëvizje me rreth.”

Pasi erdhi në Shqipëri, artistja 22 vjeçare u vendos në qytetin e Vlorës. Thotë se Shqipëria është një vend i bukur, ku veç të tjerash i është dhënë mundësia të performojë.

“Në Vlorë bëj performanca të ndryshme për turistët. Më pëlqen shumë edhe Tirana. Shqipëria është një vend shumë i bukur, njerëzit këtu janë shumë të mirë. Ndihem realisht si në shtëpinë time. Më ndihmojnë shumë. Më ndodh që t’i pyes për rrugë ose për gjëra që nuk i di dhe janë të gatshëm të më ndihmojnë.”

Dajana dhuroi shfaqje spektakolare në trapez në Amfiteatrin e Tiranës.

“E kam shijuar shumë shfaqjen. Publiku i mrekullueshëm, më dha shumë emocion. Gjithçka shkoi shumë mirë. Meqë mu dha rasti në Ditën Botërore të Cirkut dua të përshëndes familjen time nga ky diell i Shqipërisë”.

22 vjeçares i mungon vendi i saj, atje ka prindërit, por lufta e detyroi të largohet, pasi nuk mund të punonte me pasionin e saj që është cirku.

Sinkron: Ndihem shumë mirë që jam këtu. Situata në Ukrainë është e rëndë, lufta vazhdon prej më shumë se dy vjet, nuk e di si do shkojë.

Qytetarë të shumtë, prindër dhe fëmijë të vegjël shijuan nën rrezet e ngrohta të diellit këtë të shtunë performancë të ndryshme të trupës së cirkut.

“Kjo është një ditë për të dhënë mesazhin se cikru duhet të zgjerohet. Shpresojmë që ta kthejmë çdo vit në një festival”.

“Cirku është art i dashur. Ka shumë pjesëmarrje, akoma njerëz vazhdojnë të vinë”.

Cirku është një formë e lashtë argëtimi që vijon të mbetet një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore. Përveç shfaqjeve spektakolare, cirku ka edhe një vlerë edukative që nxit imagjinatën dhe kreativitetin tek fëmijët dhe të rriturit.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!