Nga Leontina Nika
Çadra e Cirkut Kombëtar, nuk është më në pronësi të shtetit. Me vendim të Gjykatës së Shkallës së parë marrë në dhjetor të 2019.
1073 ,metra katror, tashmë janë në pronësi të UFO SHPK. Sindikata e Artistëve të pavarur të Cirkut Kombëtar, pas takimit me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Kulturës, morën garanci se beteja ligjore do jetë e përbashkët.
Ministria e Kulturës, sipas saj nuk ka pasur informacioni për çështjen , ndaj nuk i ka përfaqësuar në gjyq dhe nuk e ka ankimuar çështjen.
“Është marrë një vendim nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë dhe nuk është apeluar. Ministria e Kulturës nuk ka marrë dijeni në lidhje me këtë vendim, ndaj do i drejtohemi gjykatës së Lartë dhe në lidhje me pronën publikë do i drejtohemi Kushtetueses”, është shprehur ai.
Sindikata e artistëve thotë se do të ndjekin hapat ligjor.
Ndërkohë që kjo është hera e dytë që përmbarimi kërkon mbylljen e Çadrës së Cirkut Kombëtar, pasi ligjërisht rezulton pronar, UFO SHPK./abcnews.al