Çiljeta pozon me djalin e saj dhe të birin e Alban Hoxhës, komentet janë të shumta

schedule19:05 - 24 Maj, 2022

schedule 19:05 - 24 Maj, 2022

Këngëtarja e njohur, Çiljeta është në një lidhje dashurie prej disa vitesh me portierin, Alban Hoxha. Ata gjithashtu bashkëjetojnë dhe marrëdhënia e tyre është bërë shumë e konsuliduar.

Së fundmi, Çiljeta ka publikuar në rrjetet sociale një foto me djalin e saj, Fernandon dhe me djalin e Albanit, duke treguar raportin e ngushtë që ekziston mes tyre.

“Me djemtë e mi”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove, ku ka marrë shumë komente pozitive. Ndjekësit e kanë përgëzuar duke i thënë se është shembull për faktin që i konsideron të dy si djemtë e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!