Cilin po kërcënon Erdogan? Meçollari: Inagurimi i aeroplanmbajtëses turke, për fushatë elektorale

schedule20:59 - 2 Maj, 2023

schedule 20:59 - 2 Maj, 2023

Kapiten Artur Meçollari thotë se inagurimi i aeroplanmbajtëses turke, ku mori pjesë presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk përbën kërcënim për ndonjë shtet të caktuar.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Meçollari u shpreh se kjo është bërë për fushatë elektorale, pasi sipas sondazheve, kundërshtari i Erdoganit është i avantazhuar për të fituar në zgjedhjet e 14 majit.

“Duhet të kujtojmë që kjo është fushatë elektorale, është për fushatë elektorale e gjitha ajo. Avioni, përpara dy javësh u inagurua. Kundërshtari i Erdoganit është 4-5 pikë para. Kemi të bëjmë me dy elementë. E para është avioni dhe përpara dy javësh u inagurua, ishte vetë presidenti Erdogan ku u inagurua aeroplanmbajtësja e dronave. Historia e këtij avioni është një histori që lidhet me mos dhënien e avionëve amerikanë F35.

Erdogan nuk ka marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u verifikua edhe para 3 javësh që ambasadori amerikan i bëri kundërshtarit të Erdoganit në fushatë elektorale, ku Erdogani doli publikisht dhe tha më 14 maj ne do t’i tregojmë Amerikës se kush jemi”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!