Çilieta Xhilaga dhe demokratët e zonës te Liqeni i Thatë i bashkohen Veliajt: Kur jam bërë unë dhe gjyshja ime 80 vjeç me PS, mos ngeltë më demokrat pa u kthyer

schedule13:30 - 1 Maj, 2023

schedule 13:30 - 1 Maj, 2023

 

Këngëtarja e njohur Çilieta Xhilaga dhe demokratët e zonës së lagjes 13 te Liqeni i Thatë në Tiranë i janë bashkuar Erion Veliajt, duke mbështetur atë për zgjedhjet e 14 majit. Në një takim me banorët e zonës, Xilaga tha se për kush i sheh investimet dhe zhvillimin e Tiranës, duhet të votojë për interesin e familjes së tij, jo për bindjet politike.

“Kur jam kthyer unë e mbi të gjitha gjyshja ime që është 80 vjeç, mos ngeltë më demokrat pa u kthyer,” tha ajo, teksa u shfaq në mbështetje të Veliajt.

Nga ana e tij Veliaj tha: “Unë dhe Çiljeta s’kemi qenë gjithmonë me të njëjtën forcë, por sot ajo si dhe kushdo tjetër, kërkon më të mirën për fëmijët dhe familjen e tij, për lagjen dhe qytetin e tij,” u shpreh Veliaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!