Cili vend është pasuruar nga vjedhja e kriptomonedhave?

schedule14:30 - 14 Janar, 2022

schedule 14:30 - 14 Janar, 2022

Koreja e Veriut ka kryer të paktën shtatë sulme kibernetike në platformat e kriptomonedhave vitin e kaluar, me vlerë rreth 400 milionë dollarë, sipas një kompanie të sigurisë kibernetike. 2021 ishte një nga vitet më fitimprurëse për ushtrinë digjitale të Koresë së Veriut, sipas raportit të Chainalysis.

“Nga viti 2020 deri në vitin 2021, numri i sulmeve kibernetike nga Koreja e Veriut u rrit nga katër në shtatë, tha kompania.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria e Koresë së Veriut akuzohet për plagjiaturë. Një panel ekspertësh të OKB-së që monitorojnë zbatimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut ka akuzuar vendin për përdorimin e fondeve të vjedhura për të financuar programet e tij bërthamore dhe raketore balistike, duke anashkaluar kështu sanksionet, raporton abcnews.al

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara ndoqën penalisht tre operativë të inteligjencës së Koresë së Veriut të akuzuar për komplotimin e një fushate hakerimi shumëvjeçare që synonte kompanitë, bankat dhe studiot e Hollivudit dhe përvetësoi 1.3 miliardë dollarë para.

Chainalysis nuk përmendi të gjitha objektivat e sulmeve të vitit të kaluar, por tha se ishin kryesisht firma private të kapitalit dhe shkëmbimeve digjitale. Hakerat përdorën kode, si dhe teknika të avancuara të inxhinierisë sociale për të mashtruar përdoruesit në rrjetet e synuara.

Shumë nga sulmet e vitit të kaluar ka të ngjarë të jenë kryer nga Lazarus, një grup hakerash të cilët janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara me akuzën se i përkasin shërbimeve të inteligjencës së Phenianit.

Grupi Lazarus është akuzuar për përfshirje në sulme ransomware me virusin WannaCry, i cili synonte llogaritë bankare, si dhe sulmet më të mëdha kibernetike të vitit 2014 kundër Sony Pictures.

Sipas Chainalysis, Koreja e Veriut gjithashtu duket se ka rritur përpjekjet e saj për të pastruar kriptovalutat e vjedhura, duke përdorur mjete softuerike për të mbledhur para nga mijëra adresa digjitale.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria dhe Kosova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!