Cili është vendi që rezistoi nga shërbimi i njohur i Google për 11 vjet?

schedule14:13 - 1 Gusht, 2022

schedule 14:13 - 1 Gusht, 2022

Arsyet e sigurisë kombëtare e kanë mbajtur shërbimin Street View të Google larg nga një treg i madh.

Në shumë vende mund të merret si i mirëqenë funksionimi i Google dhe ofrimi e shërbimeve të tij, por ka vende që pas aktivitetit të platformës shohin rreziqe të mundshme për sigurinë e tyre kombëtare.

Një prej tyre është India, vendi që së shpejti do të kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë. Megjithatë, në këtë vend të madh, Google nuk kishte arritur ende të përfundonte procesin për të ofruar Street View.

Përpjekja zgjati 11 vjet, një përjetësi e vërtetë për ritmin me të cilin funksionon Google. Por indianët kanë ritmet e tyre dhe pezullimet e tyre se sa bie ndesh ky shërbim me sigurinë e tyre kombëtare.

India është një vend me rregulla veçanërisht të rrepta në këto çështje dhe nuk heziton të ngatërrohet me gjigantët ndërkombëtarë. Diçka e ngjashme ndodhi me Google, i cili u detyrua të punonte me kompanitë vendase për të “skanuar” disa zona të vendit.

Google ia dha procesin e mbledhjes së informacionit-imazheve kompanive si Tech Mahindra dhe Genesys, ndërsa mori përsipër përpunimin përfundimtar në mënyrën se si e bën atë në pjesë të tjera të planetit (fytyra të paqarta dhe targa makinash, etj.).

Megjithatë, Street View nuk mbulon të gjithë vendin (diçka jashtëzakonisht e vështirë duke pasur parasysh madhësinë e tij), por pika të zgjedhura, kryesisht me interes turistik.

Pra, ata që synojnë të jetojnë përvojën unike që është një udhëtim në Indi, tani kanë mundësinë të bëjnë turne virtualisht, siç bëjnë në shumicën e pjesëve të planetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!