Cili është komploti i Putinit për të paralizuar BE-në?

schedule10:39 - 30 Prill, 2022

schedule 10:39 - 30 Prill, 2022

Nga David Patrikarakos, Unherd

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

“Kriza e fundit e energjisë këtë dimër ishte e jashtëzakonshme dhe situata është shumë më e vështirë nga sa mendojnë të gjithë. Dhe tani e kuptojmë se pse Rusia e detyroi fillimisht Europën, të mbante një qëndrim aq të butë në lidhje mundësinë e me luftës, ” tha Alan Riley, teksa ishte  duke pirë çaj në oborrin e hotelit Radisson në qendër të Kishinaut, kryeqytetit të Moldavisë.

Nëse fjalët e Riley, anëtar i Qendrës Globale të Energjisë në Këshillin e Atlantikut rezultojnë të vërteta, taktikat e Putinit mund të japin shumë shpejt frytet e veta. Kostoja e gazit dhe energjisë elektrike në Britani, mund të arrijnë së shpejti në 3.000 paund, në Gjermani 3.400 euro, në Francë 2.800 euro, dhe pak më poshtë se 2.000 euro në Itali dhe Spanjë.

Historia e mbështetjes së BE-së tek gazi rus ishte krejtësisht e shmangshme, dhe për pasojë frustruese. Deri në vitin 2013, vetëm 25 për qind e gazit natyror që importonte Europa vinte nga Rusia.

Por Europa dhe kjo jo për herë të parë i bëri një ndër Kremlinit. Situata në Gjermani, e nxitur nga katastrofa bërthamore e Fukushimës në Japoni në vitin 2011, shtyu Berlinin të braktiste zyrtarisht përdorimin e energjisë bërthamore.

Ndërkohë, një serë tërmetesh rreth fushës së gazit në Groningen në Holandë,  më i madhi në Europë, me 2.740 miliardë metra kub gaz natyror  bëri që autoritetet holandeze të ndërprisnin prodhimin vitin e kaluar, raporton abcnews.al.

Ishte një ”stuhi e përsosur” e dritëshkurtësisë dhe e keqqeverisjes, si dhe dëshirat revanshiste në Moskë, ato që e çuan kontinentin në fushëbetejës e Ukrainës.

Ukrainasit janë mirënjohës për të gjithë ndihmën që po u jep Perëndimi, por  europianët nuk nguruan të përmendnin shefin e politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, që në fillim të këtij muaji tha se ndërsa Brukseli i ka dhënë Ukrainës 1 miliard euro në formën e ndihmës së huaj që nga fillimi i luftës,  i ka paguar Moskës 35 miliardë euro energji.

Në një zyrë në qendër të qytetit të  Odesës, u takova me Panteleimon Bumburas, një biznesmen vendas, dhe konsull nderi i Krimesë dhe Khersonit.

Të gjitha problemet filluan kur Federata Ruse filloi të fitonte më shumë se 1 miliard euro në ditë për shkak të veprimeve të Angela Merkel,”  tha ai.

“Ajo që bënë rusët në pranverën e vitit të kaluar, ishte një përgatitje për luftë. Ajo që ndodh normalisht, është se në pranverë Europa, importon gaz me çmim të ulët, të cilin e depoziton në magazina. Në këtë mënyrë krijohen rezervat për dimrin,” tha Riley.

Në atë kohë, vura re dy gjëra.

Së pari, që kjo gjë nuk po ndodhte; dhe së dyti, rusët nuk po shisnin sasi gazi shtesë.

Nëse nuk e bën këtë, çmimi rritet, dhe po ashtu edhe çmimi i kontratave afatgjata. Në këtë pikë, janë të pashmangshme faturat më të larta të energjisë për njerëzit e zakonshëm. Riley mendoi se kjo ishte një përpjekje e Moskës për të imponuar certifikimin nga Gjermania të gazsjellësit “Nord Stream II”, për të cilin Shtetet e Bashkuara, po i bënin presion kësaj të fundit që mos ta anulonte ose të paktën ta shtynte. Por e kishte gabim.

“Tani e kuptoj se ajo ishte një përpjekje për ta zbutur BE-në, në prag të nisjes së luftës në Ukrainë, për të siguruar që nuk do t’i dilte në krah Ukrainës”.

Putin nuk mund të ishte më i qartë sesa kaq: nëse sjellja e vendeve europiane do të ndryshonte, Moska e dinte se do ta pushtonte Ukrainën pranverën e kaluar; dhe ishte e lumtur të dërgonte miliona ukrainas anembanë kontinenti europian, që do të zhytej në një krizë të thellë energjetike, raporton abcnews.al.

Pra ky ishte një sulm jo vetëm kundër Ukrainës, por ndaj të gjithëve.

Riley identifikon një tjetër problem. “Ne hasëm shumë vështirësi edhe në aspekte të tjera”. E gjithë axhenda e ndryshimeve klimatike e ka zbehur zërin e industrisë energjitike. Por fakt është që i dinim këto gjëra dhe paralajmërimet tona nuk u vunë re, dhe çmimet e energjisë filluan të rriten,”tha ai.

Në një farë mase, bota po përballej që pranverën e vitit të kaluar me rritjen e çmimeve të energjisë, kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës së Kinës, teksa prodhimi industrial u rikthye në nivelet e para Covid-it.

Por ajo që po shohim tani nuk është normale. Çmimet e gazit në Europë, ndryshojnë zakonisht midis 150-500 dollarë për 1000 metër kub. Tani kostoja është 1000 dollarë për metër kub.

Sipas Riley, ky është efekti i kompanisë ruse “Gazprom”.  “Gjysma e mungesës së gazit në Europë, mund t’i atribuohet drejtpërdrejt  qëllimshëm nga Gazprom të depozitave të gazit në BE,” tha ai.

Sigurisht, Britania është më pak e varur nga gazi rus. Ndërsa BE-ja  importon rreth 40 për qind të gazit të saj nga Rusia, Britania e Madhe blen më pak se 5 për qind të gazit dhe naftës nga Rusia. Por të gjitha janë të lidhura me të njëjtin treg, prandaj mungesa e gazit do të shkaktojë sërish rritjen e çmimet e tij.

Varësia është gjithmonë një mallkim.

Marrin si shembull rastin e Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë gaz argjilor, ndaj sot paguajnë 10 herë më pak sesa Europa për energjinë. Për sa kohë që ne të vijojmë të mbështetemi tek gazi rus, këto probleme do të vazhdojnë.

Riley beson se një zgjidhje mund të jetë taksimi i plotë i asaj që ne i paguajmë Rusisë për energjinë e saj, duke e bërë shumë më të vështirë funksionimin e makinerisë ruse të luftës. Në këtë aspekt Moska është më e rrezikuar.

Nëse Rusia dikur nuk ishte një shtet i varur kryesisht nga të ardhurat e shitjes së naftës, pas sanksioneve perëndimore është bërë pothuajse një ekonomi me një industri të vetme. Por edhe me vendosjen e kësaj takse, mund të jetë tepër vonë.

“Vuajtjet e njerëzve në Britani dhe mbarë Europën për shkak të faturave të larta të energjisë, janë rezultat i drejtpërdrejtë i përgatitjes së Rusisë për luftë,” tha Riley.

Ai ndalon dhe pastaj më sheh me një buzëqeshje të lodhur.

“Gazprom rezultoi të ishte shumë më efektiv në zbatimin e planeve të luftës sesa vetë ushtria ruse,”përfundoi ai.

/abcnews.al