Këtë enjte, finalistët e dance reality show “T’ka mami yll” kanë një propozim për profesor Albin Nakon, edhe pse e dinë që ai gjithnjë do ta kthej fokusin te provat për finale.
“Kishin qejf që pasi të mbyllet programi të bënin një festë të vogël”, u shpreh trajnere Dori.
Padyshim që Albi e ka miratuar, por ka theksuar që kur të mbarojë finalja, ata do të mërziten pasi çmimin e parë do ta fitojë vetëm njëri prej tyre.
Më tej, ai ka zbuluar një nga çmimet surprizë për fëmijët, duke i pyetur të gjithë se kush mendojnë se mund ta fitojë.
Sipas fëmijëve, për t’u bërë ‘dance coach’ vitin e ardhshme duhet të zgjidhet Alva, pasi është më e madhja. Megjithatë, duhet të presim deri të shtunën se kush do ta fitojë këtë çmim.
Emocionet janë gjithmonë edhe më të mëdha për gjithë./abcnews.al