Sipas të dhënave të publikuara të martën nga kompania që ndërmerr analiza digjitale, App Annie, aplikacioni TikTok është shpallur më i shkarkuari gjatë vitit 2020.
Platforma kineze e shpërndarjes së video-materialeve është bërë aplikacioni i vetëm që nuk është në pronësi të gjigantit Facebook, por që gjendet në listën e pesë aplikacioneve më të shkarkuara në gjithë botën.
Popullariteti i TikTok-ut është zgjeruar edhe më shumë, pasi që ish-presidenti, Donald Trump, kishte bërë përpjekje për ta ndaluar përdorimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Facebook, kompania në pronësi të Mark Zuckerbergut, është renditur në krye të listës bashkë me platformat e tjera, si ËhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger./abcnews.al