Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në një konferencë për media, ku ka njoftuar se vendi ynë po përballet me një rritje të madhe të rasteve të infektimit me covid-19.
Deri më tani, nuk është paralajmëruar për masa të reja, por sipas Mira Rakacollit rritja e infektimeve ka ardhur si pasojë e variantit “Delta”.
Rakacolli: Në lidhje me sëmundjen, Komiteti vlerësoi indikatorë me qëllim përcaktimin e masave. Sic është vënë re ka një rritje të numrit të rasteve, në spitale. Arsyeja kryesore është prania e virusit Delta. Në vend ka vijuar pa ndërprerje vaksinimi.
Ndërkohë Drejtoresha e ISHP Albana Fiço, ka thënë se Saranda, Himara dhe Kopliku janë qytetet me rastet më të mëdha të infektimit. /abcnews.al/