Mbyllet gara për kandidatët jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë. Ndër 21 emrat e publikuar, janë: Sergjio Mazreku, Ndue Pjetra, Ergys Misha, Aldona Sula, Jordan Daci, Alma Loci, Lindita Troja, dhe Jetmira Rragami të gjithë me profesion juristë. Nga këta, do të zgjidhen 4 kandidatë.
Të interesuarit kanë pasur dy javë kohë që të shprehin interesin e tyre duke dorëzuar dokumentacionin përkatës. Duke iu referuar rregullores, faza e përzgjedhjes do të kalojë në 5 etapa, duke filluar nga shqyrtimi dhe miratimi nga Komisioni i projektvendimit paraprak të vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve./ABC News Albania 24/7