Cilësohet si Henry i ri, Arsenali tenton shokun e Peter Olayinka

schedule17:40 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 17:40 - 19 Dhjetor, 2020

Cilësohet si Thierry Henry i ri, është vetëm 19 vjeç, aktivizon në majë të sulmit dhe është pjesë e Slavia Prague, ekip ku luan edhe Peter Olayinka, ish-sulmuesi i njohur i Skënderbeut dhe Bylisit.

Flasim për Abdallah Sima, goleadorin senegalez të kampionëve të Çekisë.. The Sun raporton se Arsenali e pëlqen shumë lojtarin afrikan dhe po përgatit një ofertë serioze për klubin çek.

Sulmuesi shtatlartë ka shpërthyer këtë sezon, teksa numëron 6 gola në kampionat dhe 3 në Europa League. Paraqitjet pozitive kanë tërhequr vëmendjen e Arsenalit, që po punon për të arritur një akord me lojtarin dhe Slavia Prague. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!