Marco van Basten 35 vjet më parë shënoi një nga golat më të bukur të shënuar ndonjëherë në historinë e futbollit.
Mund të kenë kaluar kaq shumë vite, por kjo pamje e ecurisë së pabesueshme të holandezit ndaj Rinat Dasaev është gdhendur në kujtesën e çdo futbolldashës.
Më 25 qershor 1988, Holanda u përball me Bashkimin Sovjetik në finalen e Kampionatit Evropian të Gjermanisë Perëndimore. Holandezët fituan titullin e parë dhe të vetëm në historinë e tyre duke mposhtur në finale Bashkimin Sovjetik 2-0.
Holanda kishte hapur rezultatin me Gullit në të 32′ dhe në të 54′ Van Basten shënoi një gol të paimagjinueshëm pas një krosimi të Arnold Meuren.
Ky gol hyri në histori si më i miri i shënuar ndonjëherë në Europian dhe një nga më të mirët e parë ndonjëherë në futbollin botëror.
Holanda fitoi trofeun dhe Van Basten ishte golashënuesi më i mirë me 5 gola. /G.D abcnews.al/