Cilat janë zgjidhjet që çojnë në bashkimin e demokratëve? Vangjeli dhe Kikia flasin në “Log.”

schedule22:42 - 21 Mars, 2022

schedule 22:42 - 21 Mars, 2022

Të ftuar në ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo, dy analistët Lorenc Vangjeli dhe Mentor Kikia, kanë analizuar atë se çfarë mund të ndodhë në PD pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Për të dy qëndrimi i Sali Berishës në PD dhe kandidimi i tij për kryetar partie do të dobësonte edhe më tej partinë dhe nuk do të sillte bashkim.

Sa i përket zgjidhjes, Vangjeli tha se PD duhet të ndjekë shembullin e PS-së në kohën kur Fatos Nano ishte në burg, që udhëhiqej nga një grupim kolegjial.

Ndërsa për Kikinë nuk ka asnjë rrugë të mesme, e vetja zgjidhje për bashkim është që pas largimit të Lulzim Bashës të largohet edhe Sali Berisha.

Pjesë nga diskutimi:

Vangjeli: Largimi i Bashës dhe periudha që mbetet deri në 30 prill mund të shërbejë për testimin e pulsit dhe për të bërë një zgjidhje që është provuar më parë edhe në Shqipëri, në kohën kur kryetari i saj bëri burg në kohën e Berishës. Në atë kohë socialistët nuk nxituan, por vendosën një drejtim kolegjial. Nuk ka asnjë shans që ai të sjellë demokratët në pushtet. Basha luajti ruletë ruse me non-gratën e SHBA-ve, një dhuratë e madhe.

Kikia: Ka vetëm një rrugë. Berisha ose ikën dhe PD bëhet arti Demokratike, ose nëse Berisah qëndron atëherë do të kemi dy PD.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!