Humbja e nuhatjes është tashmë një nga simptomat më të zakonshme të Covid-19 . Tashmë është bërë e ditur se COVID-19 ka një efekt unik në receptorët e nuhatjes, dhe rreth 10% e personave vuajnë nga mungesa e shijes apo nuhatjes edhe pas 6 muajsh, shkruan The Conversation
Sipas një studimi, në të cilin morën pjesë mbi 9,000 persona, u vu re se çdo ditë personat kishin efekte të ndryshme për shkak të humbjes së nuhatjes.
Nuk shijoni ushqimet
Anosmia është humbje totale e nuhatjes. Parosmia zakonisht ndodh kur një infeksion i sipërm i frymëmarrjes dëmton indet në hundë dhe zgavrën e hundës. Por nëse anosmia (humbja totale e nuhatjes) është një gjendje e pazakontë dhe e bezdisshme, parosmia duket se është edhe më shumë.
Kjo sepse aromat e këndshme zëvendësohen me aroma të pakëndshme, siç janë perimet e kalbura ose tymi i cigares. Por ka edhe më shumë. Parosmia e bën ushqimin të pangrënshëm dhe vështirëson gjestet e thjeshta, të përditshme, të tilla si larja e enëve ose larja e dhëmbëve.
Rikuperimi i nuhatjes, është shumë i ngadaltë dhe tek pacientët me COVID-19 mund të marrë 1/2 javë ose më shumë. Shkencëtarët e shpjegojnë këtë me kohën e gjatë që i duhet neuroneve të nuhatjes të rigjenerohen.
Disa ekspertë kanë vënë re se parosmia është kalimtare, por te disa njerëz mund të zgjasë me vite. Efekti që Covid ka në oreks është gjithashtu i paparashikueshëm. Siç mund të pritej, njerëzit kishin probleme me ushqimin – veçanërisht kur humbën shijen ose nuhatjen.
Disa prej tyre, raportuan humbje peshe dhe disa vuanin nga kequshqyerja. Ndërsa disa prej tyre shtuan peshë. Këta ishin zakonisht njerëz që vuanin nga anosmia.
Intimiteti është një aromë
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ushqimin, por ndikon edhe në marrëdhënie me të tjerët. Deri në momentin që nuk keni më nuhatje nuk e kuptoni se sa e rëndësishme është nuhatja për intimitetin dhe lidhjen.
Dr Claire Hopkins, President i Shoqatës Rhinologjike Britanike, tha se është e gabuar të mendosh se “humbja ose ndryshimi i aromave është jetëshkurtër. Ekziston një shans i mirë për tu shëruar por ka shumë njerëz që do të humbasin shijen apo aromën për një periudhë të gjatë kohore, me pasoja serioze në jetën e tyre.
Në fakt, nuhatja luan një rol të rëndësishëm në kujtesën, humorin, emocionet e individëve.”
/abcnews.al