Cilat janë efektet e Covid-19 tek personat e vaksinuar dhe të pavaksinuar?

schedule11:20 - 20 Nëntor, 2021

schedule 11:20 - 20 Nëntor, 2021

Personat e pavaksinuar zhvillojnë simptoma më të rënda se personat e vaksinuar kundër Covid, sipas një studimi të ri shkencor amerikan. Studiuesit analizuan të dhënat e 16,035 të vaksinuarve, 48,536 të pavaksinuarve dhe gati 3.6 milion personave që nuk ishin të infektuar me koronavirus.

Gjashtë muaj pas infektimit, personat e vaksinuar që u infektuan kishin më pak probleme shëndetësore dhe një rrezik më të ulët të vdekjes sesa pacientët e pavaksinuar me Covid-19. Megjithatë, krahasuar me ata që nuk ishin infektuar kurrë me koronavirus ose ata me grip sezonal, të vaksinuarit me Covid-19 ishin 53% të rrezikuar nga vdekja dhe  59% të rrezikuar për të zhvilluar probleme veçanërisht në mushkëri. por edhe probleme të tjera shëndetësore në muajt në vijim (çrregullime kardiovaskulare, mpiksje gjaku,  lodhje etj.)

Studiuesit vunë në dukje se “personat e vaksinuar që nuk u shtruan në spital për 30 ditët e para pasi u diagnostikuan me Covid-19  ishin më pak të rrezikuar nga vdekja. Edhe të infektuarit me Covid-19 që u vaksinuan dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital, duhet të tregojnë kujdes pasi ekziston rreziku i mëvonshëm i problemeve shëndetësore afatgjata, sipas studiuesve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!