Produktet e bukurisë së grave shpesh janë të ndjeshme ndaj temperaturave të larta dhe për këtë arsye më poshtë janë tre produkte që patjetër duhet t’i keni në frigoriferin tuaj gjatë gjithë vitit!
Kremi për sytë: Është gjithmonë më mirë të mbash kozmetikën e fytyrës në një vend të freskët dhe të errët, sepse nxehtësia i bën ato më pak efektive. Vendosja e kremit tuaj të syve në frigorifer ka një përfitim të shtuar, freskia do të qetësojë menjëherë fryrjen nën sy!
Llak i thonjve: Nxehtësia, ose nga radiatori në dimër ose nga temperaturat e larta të verës, shkatërron manikyrin e thonjve. Llaku bëhet i trashë dhe nuk përhapet si duhet në thonjtë. Mbajtja e llaqeve në një vend të freskët do të zgjasë jetën e tyre.
Parfumi: Shumë e vendosin parfumin në dollapin e banjës. A e dini se nxehtësia dhe lagështia nga dushi mund të ndikojnë në aromën origjinale? Epo, armiqtë e parfumit janë lagështia, nxehtësia dhe drita. Vendosni parfumet tuaja në frigorifer për të ruajtur dhe mbrojtur erën e tyre. l.k/abcnews.al