Cila është mosha ideale për të nisur një biznes?

schedule23:47 - 18 Shkurt, 2023

schedule 23:47 - 18 Shkurt, 2023

Nëse jeni në të 40-at apo 50-at, mund të mendoni se është tepër vonë për të filluar një biznes. Po mendoni gabim: Është koha e përkryer.

Një studim i kohëve të fundit i kryer nga Census Bureau dhe dy profesorë të MIT zbuluan se sipërmarrësit më të suksesshëm janë të moshës së mesme – madje edhe në sektorin e teknologjisë. Hulumtuesit hartuan një listë prej 2.7 milionë themelues kompanish, të cilët nisën kompaninë e tyre mes viteve 2007 dhe 2014. Mosha mesatare e tyre ishte 45 vjeç kur themeluan kompanitë më të suksesshme teknologjike.

Dhe në përgjithësi, një sipërmarrës 50-vjeçar ka shumë gjasa të fillojë një kompani jashtëzakonisht të suksesshme si një 30-vjeçar.

Pse?

Ka shumë arsye, por një faktor kyç është dallimi midis ideve dhe ekzekutimit.

Idetë kanë rëndësi, por ekzekutimi është gjithçka. E njëjta gjë vlen edhe për strategjinë: Strategjia ka rëndësi, por taktika – ajo që ju në fakt bëni – është ajo që ndihmon kompanitë të rriten.

Është shumë më e vështirë t’i bësh gjërat mirë kur ke një eksperiencë të kufizuar. Është shumë më e vështirë të zhvillosh një strategji të shëndoshë kur ke një eksperiencë të kufizuar. Është shumë më e vështirë të marrësh vendime të zgjuara taktike – veçanërisht kur duhet të marrësh një numër të madh vendimesh çdo ditë – kur ke një eksperiencë të kufizuar.

E vetmja mënyrë për të zvogëluar numrin e gjërave që nuk dini është duke fituar eksperiencë.

Pra, nëse jeni në moshën 40 vjeçare dhe doni të filloni një biznes, bëjeni atë. Nëse jeni 50 vjeç, bëjeni atë. Nëse jeni në të 60-at tuaja … bëjeni atë. Sipërmarrësit e suksesshëm nuk kanë diçka të paprekshme që ju nuk e keni.

Besoni në veten tuaj sidomos nëse jeni të gatshëm të punoni fort dhe me këmbëngulje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!