Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Bardh a Zi” ka komentuar situatën ekonomike në Shqipëri
Ai tha se sot ekonomia në Shqipëri është në krizë të thellë dhe se borxhi publik ka kapur majat.
I pyetur se cili është formula magjike për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe se çfarë do të bëjë ai kur të vijë në pushtet, Berisha tha se vetëm nxitja ekonomike do e rikthejë Shqipërinë aty ku e meriton.
Pjesë nga biseda:
Gaçe: Doktor do të merreni ju me gjendjen alarmante të financave?
Berisha: Borxhi 81% e ka llogaritur ministria, por ministria nuk ka përfshirë PPP-të, nuk ka përfshirë 333 milionë euro të arbitrazheve, 1 miliardë është borxhi që kanë kompanitë energjetike në Shqipëri, të cilat janë borxh. Të gjitha këto shkojnë nga 103 në 107-të përqind.
Gaçe: Doktor keni ndonjë formulë magjike për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë?
Berisha: Formula magjike është ekonomia.
Gaçe: Si ekonomia, një shtet që mbledh taksa, një shtet që gjobit biznesin?
Berisha: Një shtet që krijon në radhë të parë një klimë miqësore për biznesin. Nëse do të rrisësh të ardhurat, natyrisht i rrit dhe duke tatuar litrin e e naftës 1 euro, por lehtëso barrën fiskale. Lëri të investojë ato para që mund t’ja marrësh sot, ja merr dy herë më shumë nesër. Shndërroje Shqipërinë në një vend atraktiv për investimet e huaja.
Gaçe: Do t’i riktheni investitorët e huaj?
Berisha: Deri më sot nuk ka ardhur asnjë investitor i huaj në Shqipëri.
Kristo: Lekët e huaj kanë ardhur.
Berisha: Lekët e huaja po, ato vijnë me kontenier, varrosen. Janë aq të shumta sa i varrosin në dhe.
Gaçe: Ku janë këto varreza zoti Berisha?
Berisha: Këto janë të dhëna të regjistrimeve të të tjerëve.
Gaçe: Doktor po ka shumë borxhe Shqipëria, si do ja bëni, formula magjike?
Berisha: Formulë magjike tjetër përveç nxitjes ekonomike dhe rritjes ekonomike nuk ka.
/Abcnews.al/
https://youtu.be/uU4SIUVFf7A