Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e hënë në katër korrik do të mbushë 58 vjeç.
Por këtë herë ai nuk do ta festojë këtë ditëlindje pranë familjes së tij, por në Amsterdam, ku do të takohet me kryeministrin holandez, Mark Rute.
I ftuar në një bashkëbisedim në “Balone”, kreu i qeverisë shqiptare është pyetur nga një bashkëatdhetar që ndodhej i pranishëm në takim, se cila do të ishte dhurata që ai do të donte të merrte nga Ruten, Rama tha se asgjë, ndërsa bëri batutë duke theksuar se tani holandezët do të mendojnë se shqiptarët duan dhurata.
Pjesë nga diskutimi:
Qytetari: Cila do të ishte dhurata më e mirë nga kryeministri holandez nesër për ju, meqë keni ditëlindjen?
Rama: Na vutë në pozicion të keq, pasi holandezët do mendojnë se duam dhurata. Jo ne nuk duam dhurata. Por një gjë është e sigurt do të jetë një ditëlindje e paharrueshme sepse në vend që të jem me familjen, do të jem me Mar Ruten. Por kjo do të jetë hera e dytë pasi herën e parë isha me Merkel dhe Macron ne Elysse dhe të gjithë filluan të më këndonin.
/Abcnews.al/