Cikloni “Ianos” në Greqi ndryshon drejtim, zonat që pritet të godasë sot

schedule08:26 - 19 Shtator, 2020

schedule 08:26 - 19 Shtator, 2020

Cikloni “Ianos” që ka goditur Greqinë ka shënuar viktimën e parë në vendin fqinj. Mediat greke raportojnë se si pasojë e motit të keq, një grua në fshatin Vasili të Farsala, u gjet e pajetë , pasi nuk mundi t’i shpëtonte ujit të vrullshëm. Ndërkohë, dy persona rezultojnë të zhdukur në Karditsa.

Harku i stuhisë, sipas një harte më të re, pak para orës 7 të mëngjesit, duket se është transferuar në Evia dhe ishujt e Egjeut, ndërsa një front i dytë, më i vogël, manifestohet në vargmalin e Parnassos.

LEXO EDHE: Cikloni godet brigjet perëndimore të Greqisë, humb jetën një person, zhduken dy të tjerë

Fatmirësisht duket se fronti i tretë në zonën e Thesalisë dhe Volos, duket se është tërhequr, shkruan Protothema, përcjell abcnews.al.

Të dy frontet e stuhisë – Jon dhe Thesali – u bashkuan në lartësinë e Evijës juglindore, duke formuar një hark që shtrihet nga Evia veriore dhe Fthiotida, në zonën detare në jugperëndim të Peloponezit, duke kaluar Kythira, prefektura e Chania. g.v/abcnews.al