Bregdeti lindor i SHBA-së po përgatitet për mbërritjen e stuhisë tropikale “Henry”, e cila hyri në kategorinë e ciklonit dhe kërcënon me erëra të forta deri në 120 km/orë dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të shkaktojë përmbytje, paralajmëroi Qendra Kombëtare e Cikloneve (NHC). Duke pasur parasysh rrjedhën e tij të deritanishme, “Henry” pritet të prekë tokën si një ciklon.
TROPICAL UPDATE: #Henri is now a Category-1 #hurricane, with sustained winds of 75 mph. @NOAA‘s #GOES16?️ is tracking it very closely as #Hurricane and #StormSurge Warnings continue for parts of New York and New England. More: https://t.co/oMuv0n3iSc pic.twitter.com/lnZf5lV37K
— NOAA Satellites – Public Affairs (@NOAASatellitePA) August 21, 2021
Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për ciklon në New York dhe New Haven, Connecticut, etj. “Qytetarët duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e tyre nga nivelet në rritje të ujit dhe potencialin për kushte të tjera të rrezikshme” tha “NHC”.
Guvernatori i Massachusetts, Charlie Baker dhe Connecticut Ned Lamont mobilizuan Gardën Kombëtare në shtetet e tyre për të ndihmuar në operacionet e mundshme të shpëtimit dhe shkatërrimit. Në New York zyrtarët e shërbimeve të urgjencës paralajmëruan se reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e mëdha mund të shkaktojnë përmbytje në rrugë./ Abcnews.al

