Brigjet perëndimore të Greqisë janë goditur nga cikloni. Zonat e prekura deri më tani janë Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos.
Autoritetet kanë njoftuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe përmbytje. Ndërsa shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta vijojnë që prej mbrëmjes.
LEXO EDHE: LIVE/ “Orët e ardhshme, shumë kritike”: Cikloni mesdhetar godet brigjet e Greqisë
Ndërkaq, Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile u dërgoi një mesazh të ri përmes “112” banorëve të Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos për shkak të fenomeneve të të shkaktuara nga moti i keq.
“Fenomenet ekstreme të motit po intensifikohen në Zakynthos, Kefalonia dhe Ithaca. Rreziku i rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve shtohet. Shmangni lëvizjet e panevojshme “, thuhet në njoftim.
g.v/abcnews.al