“Cikllopi i verbër hyri dhe te unë”: Namik Dokle, 7 ditë “luftë” me koronavirusin

schedule11:09 - 7 Tetor, 2021

schedule 11:09 - 7 Tetor, 2021

Ish-politikani dhe shkrimtari Namik Dokle dhe bashkëshortja e tij janë infektuar me Covid 19.

Namiku përmes një postimi në rrjetin social shkruan se virusin e ka marrë në momentin që po redaktonte librin e tij për Covidin.

Çifti i bashkëshortëve duket se paçkas kujdesit që kanë treguar herë pas here, për të shmangur kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme janë infektuar dhe prej shtatë ditësh ndodhen në izolim.

Ndër të tjera ai shkruan se është besimplotë që do e kalojnë këtë sfidë, edhe në sajë të kujdesit të familjarëve.

Postimi i Dokles:

HAKMARRJA E COVIDIT…

Përgjatë gjithë këtij viti po shkruaja një roman të ri, me sfonëd këtë sëmundjen e verbër që dërgoi në atë botë milliona njerëz.

Titulli: PENDIMI-A (COVID 1984)

Por… Çikllopi i verbër më stopoi, kur po bëja redaktimin e tretë a të katert të romanit: Nuk del dot aq lehtë nga shpella ime! Dhe kemi shtatë ditë që “luftojmë”, bashkë me gruan, kundër përbindshit të kohës sonë.

Do ta mundim?! Me siguri, falë edhe kujdesit të familjes dhe miqve të mi më të dashur!/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!