Çiklizëm, Turi i Shqipërisë/ Pikë të rëndësishme në garë për kualifikimin në “Lojërat Olimpike Paris 2024”

schedule12:11 - 19 Maj, 2023

schedule 12:11 - 19 Maj, 2023

22 maji do të jetë dita kur Turi i Shqipërisë do të startojë për herë të 80-të xhiron 5 ditore.

Çiklizmi do të jetojë javën e ardhshme edicionin jubile të Turit të Shqipërisë. Rrethi çiklistik zhvillon edicionin e tij të 80-të, duke qenë gara e tretë më e vjetër në Europë.

Prej kohësh në kalendarin ndërkombëtar të këtij sporti, edicioni këtij viti do të përshkojë 754 kilometra, gjatë itenerarit që do të nisë në Tiranë më 22 maj.

Në pesë etapat e tij, Turi i Shqipërisë do të kalojë në disa qytete përpara se të shpallë fituesit në etapën e fundit Përmet-Fier më 26 maj.

Federata Shqiptare e Çiklizmit ka zbuluar të gjithë programin e kësaj gare të rëndësishme që jep pikë edhe për kualifikimin në “Lojrat Olimpike Paris 2024”.

Në Turin e Shqipërisë do të marrin pjesë 15 skuadra, nga të cilat vetëm tre janë shqiptare. Një prej ture vjen nga Kosova, ndërsa 11 të tjera nga shtete të ndryshme të Europës, duke konfirmuar interesimin ndërkombëtar që ka marrë kjo garë në vitet e fundit, përkatësisht ekipi kombëtar i Kosovës, Azerbajxhanit, Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë, Turqisë dhe Serbisë, si edhe ekipet e klubeve sportive çiklistike nga Anglia, Greqia, Bukureshti, gjithashtu edhe ekipet e Tiranës dhe Vllaznisë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!