“Cikli u mbyll, “kufomë” politike”, Bejko: Berisha është bërë shumë agresiv

schedule21:40 - 15 Shtator, 2021

schedule 21:40 - 15 Shtator, 2021

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko u shpreh mbrëmjen e sotme në “ABC” se Sali Berisha është bërë shumë agresiv pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga partia.

Në fillim tha do të jetë beteja ime dhe PD nuk do të përfshihet dhe me këmbënguljen që po bën tani, pas vendimit për t’u larguar përkohësisht, shoh që doktori është bërë shumë agresiv dhe ka filluar të artikulojë tezat e një lëvizje në bazë. Në fillim ishte më i inatosur” tha ai mbrëmjen e sotme në emisionin “ Bardh a Zi”.

Por për ish-kandidatin për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli, doktori e ka mbyllur ciklin. “Cikli politik “Berisha” është mbyllur prej kohësh” tha ai.

Idajet Beqiri e cilësoi “kufomë” politike. “Kemi të bëjmë një “kufomë” politike që nuk ngjallet më. Do të nisë hapja e procesit Berisha.

Do të fillojë hapja e tij dhe me hetimin edhe goditjen e rëndë që do të kenë krimet e tij do të shpërndahet pastaj. Krimet e tij dhe bashkëpunëtorëve do të hetohen” tha ai./ Abcnews.al