Sokol Cikalleshi është prezantuar me gol në sezonin e ri të Superligës së Turqisë. Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë u kthye në merkaton e verës te Koniaspor, pas aventurës në Arabinë Saudite dhe arriti të lerë gjurmë që në ndeshjen e parë.
Ai realizoi një gol me peshë, duke i dhuruar skuadrës së tij një pikë në shtëpi kundër Istambulspor. Cikalleshi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 86-të të ndeshjes, duke vendosur vatin e ndeshjes në barazim 1-1.
Një nisje e shkëlqyer e sezonit për sulmuesin kuqezi dhe një sinjal i rëndësishëm për kombëtaren e Shqipërisë në prag të sfidave të shtatorit në eliminatoret e Euro 2024./abcnews.al