Shqipëria do të ndeshet në sfidën e parë të kualifikueseve të Europianit përballë Polonisë ditën e hënë më 27 mars. Në një konferencë për shtyp, sulmuesi ynë, Sokol Cikalleshi, u shpreh se skuadra do të shkojë në Varshavë për të fituar ndeshjen.
“Polonia është ekipi më i fortë në grup. Duke nisur dhe nga kualifikueset e kaluara në Portugali, shpresoj të kemi të njëjtën vazhdimësi. Nuk besoj se jam i vetëm në majën e sulmit. Duhet të bëjmë maksimumin si grup si ekip. Nëse marrim rezultat pozitiv në Poloni gjërat mund të thjeshtësohen disi.
Stafi i ri i trajnerëve sapo ka ardhur. Do të ketë atë kohën e nevojshme për të bërë njohjet e duhura. Si ne dhe trajneri në këtë kohë të shkurtër të bëjmë maksimumin për të shkuar në Varshavë për të bërë më të mirën. Mund të bëhet një nga ndeshjet më të vështira, por edhe një ndeshje që mund të na japi shtysën për t’u kualifikuar.
Dëmtimet dhe lojtarët që mungojnë janë lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares. Na ka qëlluar dhe më parë me Poloninë, një ndeshje që e kishim këtu. Dhe në atë ndeshje kemi pasur shumë mungesa. Nuk dua të përqendrohemi më shumë te këto. Diferencat nuk i kemi të mëdha. Kushdo të jetë në fushë do të bëjë më të mirën.
Besoj që ndeshjen e parë në Poloni kemi bërë një ndeshje të mirë edhe pse fusha nuk e tregon rezultatin. Këto gjëra i përkasin të kaluarës. Duke parë që kemi dalë nga dy ndeshje me pishmane të bëjmë një analizë të thellë që mos të bëjmë të njëjtën gjë.
Grumbullimi filloi vetëm dje dhe unë dje kam ardhur në grumbullim. Nuk dua ta konsideroj veten lider. Unë si brenda fushës dhe jashtë e kam bërë dhe jam munduar të ndihmoj çdo lojtar që të ndihet mirë. kështu që mund të vijë dhe pak nga eksperienca. Jam i gatshëm që ta bëj më së miri këtë gjë. jo vetëm unë, por ka dhe disa lojtarë të tjerë që kanë vite që kontribuojnë për lojtarët. Duhet të japim më shumë, grupi duhet të jetë më i fortë. Aty del në pah dhe shpirti i garës, forca në grup.
I kënaqur me një pikë? Pavarësisht se kush është kundërshtari në fushë futesh për të fituar ndeshjen. Plan B mund të jetë dhe barazimi. Unë nuk e kam menduar edhe me Francën ose Anglia, kemi shkuar për të fituar. Kemi tentuar më të mirën, pastaj të marrin gjysmën e të keqes. Do të shkojmë për të fituar ndeshjen dhe me grupin që kemi mendoj se mund të marrim një rezultat pozitiv.”/ h.ll/abcnews.al